29 Mars 2020

Shpalosen rezultatet e anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave

Prishtinë, 25 shkurt - Demokracia Plus (D+) dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC) në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë (USAID/JSSP) organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. 

Raportet paraqesin të gjeturat nga anketa me përdorues të gjykatave. Kjo anketë ka mbledhur të dhëna mbi përvojat e qytetarëve dhe avokatëve me shërbimet që kanë të bëjnë me qasjen në informata, efikasitetin, gjuhën e përdorur dhe shkallën e korrupsionit.

Pjesëmarrës të kësaj tryeze do të jenë përfaqësues të USAID në Kosovë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), kryetarë të gjykatave themelore, avokatë, pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 mars 2020

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Drejtorinë e Arsimit për ta parë procesin e mësimit online. (Dejtoria e Arsimit në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim kundër Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente (Kampsui i Shkollave të Mesme në Gjilan, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 16:30.