20 Prill 2019

Shpalosen perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit

Prishtinë, 12 shkurt - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), bën sot publikimin e Edicionit Special të Barometrit Kosovar për Studime të Sigurisë “Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë” raport ky që bën matjet e perceptimeve të qytetarëve për kërcenimet dhe rreziqet nga fenomenet e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Ky raport do të shpalos gjetjet më të reja të perceptimeve të qytetarëve të Kosovës, në raport me format e ekstremizmit të dhunshëm të motivuar poltikisht, etnikisht dhe me bazë religjioni si dhe rreziqet nga të kthyerit nga konflikti i Sirsë dhe Irakut, gratë dhe fëmijët.

Për më tepër, ky raport do të paraqet edhe perceptimet e qytetarëve mbi çasjen institucionale në zbatimin e politikave nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Në pjesën e fundit raporti paraqet edhe besueshmërinë e qytetarëve ndaj mediave, shoqërisë civile, institucioneve religjioze dhe akterëve të tjerë të rëndësishëm në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Poashtu, gjatë kësaj tryeze do të diskutohet edhe mbi iniciativat e Komunës së Prishtinës, dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Tekonlogjisë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe sigurisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)