19 Mars 2019

Shoqëria e alarmuar nga rastet e dhunës ndaj grave

Prishtinë, 16 prill - Java që e lam pas u shënua me disa raste të dhunës ndaj grave. Për këto raste Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u njoftua përmes mediave lokale por edhe nga kontaktet e drejtëpërdrejta të familjarëve dhe të njohurve të viktimave të dhunës.

Në fshatin Varosh të komunës së Ferizajt me datë 14 prill 2018, një i moshuar kishte sulmuar me sopatë bashkëshorten e tij.

Si pasojë e lëndimeve të fituara, viktima është dërguar në trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari për këtë vepër është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

 Rasti është trajtuar si “vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa nuk është përmendur nëse ky rast po trajtohet edhe si rast i dhunës në familje, shkruajnë mediat lokale. 

Nga familjarët dhe të njohurit e viktimës, u kuptua që si pasojë e traumës psikologjike të fituar pas sulmit me sopatë, edhe anëtarë të tjerë të kësaj familje janë duke pranuar trajtim mjekësor, për të kaluar përjetimin traumatik. Sipas po këtyre burimeve, më të prekurit janë fëmijët e kësaj familje, të cilët ishin të pranishëm kur kishte ndodhur rasti.

Studimet e bëra në Kosovë, por edhe në botë, tregojnë për pasojat që lë dhuna. Këto pasoja nuk mbesin vetëm në viktimën por edhe tek dëshmitarët e dhunës.

Ndjenja e turpit, e vetmisë, mungesa e vetëbesimit, abuzimi me droga dhe alkohol, paaftësia për të krijuar marrëdhënie të shëndosha shoqërore dhe emocionale, janë disa prej problemeve të cilat shfaqen tek personat që kanë përjetuar dhunën apo kanë qenë të pranishëm në situata të dhunës.

Prandaj, duke i patur parasysh pasojat dhe ndikimin që dhuna ka tek individët por edhe tek shoqëria, RrGK bënë thirrje që dhuna të ndaloj. Kjo është e mundur nëse ne, e tërë shoqëria, e denojmë dhe nuk e tolerojmë dhunën.

Poashtu, RrGK u bënë thirrje institucioneve të rendit dhe ligjit, që të trajtojnë seriozisht të gjitha rastet e dhunës ndaj grave, dhe aty ku ka elemente të dhunës në familje, të trajtohen si të tilla, duke e patur parasyshë peshën që i bie një krimi, në rast se ai krim shaktohet në marrëdhënie familjare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 mars 2019 - Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohen gjetjet e raportit nga monitorimi i Kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018, në një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë Veriore në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me përkrahjen teknike të ofruar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik organizojnë Forumin Konsultativ. (Hotel International Prishtina, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet. (Takimi me mediat bëhet pranë QKMF-së, te Qafa, ora 12:00)

- Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, objekti V, te këndi i Librarisë, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori Kosnett do të vizitojë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të ZKAK. (Lokalet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, rr. Ahmet Krasniqi, Arbëri, ora 15:10)