19 Mars 2024

Shoqëria civile kërkon hetime për veprime kriminale në përzgjedhjen e noterëve

Prishtinë, 14 tetor - Organizatat e shoqërisë civile kanë mirëpritur reagimet ndërkombëtare rreth procesit të përzgjedhjes së noterëve të rinj, të udhëhequr nga ministri në largim i drejtësisë Abelard Tahiri.

Pas disa reagimeve të shoqërisë civile, javën e kaluar një numër institucionesh e organizatash ndërkombëtare ishin shumë të qarta në thirrjet e tyre ndaj Ministrit në largim Tahiri për të mos emëruar noterët që dalin nga procesi i fundit i përzgjedhjes.

Fillimisht reaguan Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe Oda Federale e Noterëve të Gjermanisë, ndërsa sot erdhi edhe thirrja eksplicite e Zyres së BE-së në Kosovë dhe reagimi i Ambasadorit Gjerman në Kosovë z. Heldt.

Duke qenë të shqetësuar nga deklaratat e Ministrit në largim të drejtësisë Abelard Tahiri që përkundër të gjithave planifikon të përmbyllë këtë proces, këto organizata kanë përsëritur kërkesat e tyre.
 
Organizatat kanë kërkuar që Ministri në largim Abelard Tahiri të mos emërojë asnjë noter nga lista aktuale e kandidatëve për noterë.

Po ashtu ato kanë kërkuar që Ministri i ri i drejtësisë urgjentisht të fillojë rishikimin e procesit të përzgjedhjes së noterëve si dhe Policia dhe prokuroria të fillojë hetimet për veprime të mundshme kriminale në procesin e përzgjedhjes së noterëve të rinjë.


COHU!
Columbus
Demokraci për Zhvillim (D4D)
Demokracia Plus (D+)
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Iniciativa për Progres (INPO)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti EPIK
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Lëvizja FOL
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)