27 Shtator 2020

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues mbanë kuvendin e parë vjetor

Prishtinë, 12 dhjetor - Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, e mbështetur nga OSBE-ja, ka mbajtur  kuvendin  e parë vjetor, në të cilin morën pjesë përfaqësuese të EULEX-it, ICITAP-it dhe partnerë të tjerë, të cilët mbështesin SHKK-në.

Në kuvend është diskutuar për punën dhe sfidat me të cilat përballen gratë që punojnë në institucione korrektuese.

Përmes këtyre diskutimeve kjo shoqatë synon të kultivojë një mjedis që inkurajon zyrtaret e institucioneve Korrektuese për barazi gjinore, etnike në vendin e punës dhe shoqëri, si një aspekt i forcimit të sundimit të ligjit dhe trajtimit të barabartë.

Me këtë rast, kryetarja e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zyrafete Imeraj tha se kjo shoqatë është e angazhuar për të fuqizuar rolin e grave në institucionet Korrektuese të vendit.

“Përmes kësaj shoqate ne synojmë avancimin e statusit të grave në profesion”, deklaroi Imeraj.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, e përgëzoi, kryetaren zj Imeraj për punën e bërë deri më tani dhe njëherit i inkurajoi të gjitha gratë që në të ardhmen të konkurrojnë më shumë në pozita udhëheqëse brenda shërbimit, sepse padyshim gruaja do ta zë vend të merituar dhe të barabartë brenda sistemit korrektues.

Në fund, kryetarja e Shoqatës së Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zyrafete Imeraj, i falënderoi donatorët  dhe të gjitha gratë pjesëmarrëse në këtë kuvend.

Kuvendi ka vazhduar me punëtorinë nga e cila kanë dalë rekomandimet për hartimin e Strategjisë zhvillimore të Shoqatës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)