22 Shtator 2019

SHKK suspendon zyrtarët korrektues

Prishtinë, 24 maj - Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me arratisjen nga  Klinika e Ortopedike e SHSKUK-së, e të paraburgosurit me inicialet A.K, SHKK ka suspenduar dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me c`rast   ka ngritur  edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë. 

Për këtë rast, me Urdhër  të Prokurorit, zyrtarët korrektues janë ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes,  nën dyshimit se kanë kryer veprën Penale: Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria sanksionuar nga neni 398 i KPK-së.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)