29 Mars 2024

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në QK Dubravë

Prishtinë, 14 dhjetor - Sot rreth orës 07:55 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se F.L  i punësuar pastrues në QK Dubravë,  kishte të fshehur në rrobat e tij substanca të dyshuara narkotike. 

Me të hetuar substancën e dyshuar narkotike, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, ndërsa ndaj  të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)