20 Prill 2024

Shkarkohet nga detyra kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës

Prishtinë, 23 prill - U.d. ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administrarës Publike, Xhelal Sveçla sot ka nënshkruar vendimin për shkarkimin nga detyra të Kryeshefes së Inspektoratit Policor të Kosovës, znj. Miradije Kelmendi.

Ky vendim i Sveçla erdhi pas analizës së gjetjeve nga dy raporte: Raporti me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK-në, hartuar nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili ndër të tjera rekomandon edhe shkarkimin e znj. Kelmendi, si dhe Raporti i Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme të vitit 2018.

Po ashtu është marrë parasysh edhe letra me rekomandime nga Avokati i Popullit Nr. 683/2019 lidhur me çështjen “Agron Hasanaj kundër Inspektoratit Policor të Kosovës”, në të cilën konstatohen shkelje të ndryshme në menaxhimin e IPK-së.

Këto masa janë në vazhdën e adresimit të shkeljeve të konstatuara në Inspektoratin Policor të Kosovës, bazuar në gjetjet e raporteve të sipër përmendura.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)