20 Prill 2024

Sheremet Ahmeti vizitoi Komunën e Vushtrrisë

Vushtrri, 20 maj - Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Sheremet Ahmeti vizitoi sot Komunën e Vushtrrisë dhe u prit nga kryetari i Komunës, z. Bajram Mulaku.

Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi i ndërsjellë mes Komunës së Vushtrrisë dhe Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Gjatë bisedës, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku shprehu gadishmërinë e tij që edhe më tej të vazhdoj bashkëpunimin me Qendrën e Kosovës për Siguri Publike.

Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Sheremet Ahmeti tha se “Qendra përveç që është interes shtetëror, në të ardhmen do te jetë edhe interes rajonal”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)