05 Dhjetor 2020

Shërbimi Korrektues ndalon vizitat për të burgosurit

Prishtinë, 19 tetor -  Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se duke pas për bazë numrin në rritje të rasteve me COVID 19 në shtetin tonë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe mbrojtjes së shëndetit të burgosurve dhe stafit në institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës është detyruar që të ndërmarrë veprime të nevojshme, me ç` rast ka nxjerrë Urdhër Operativ për ndalimin e përkohshëm të vizitave familjare, vizitave të organizatave joqeveritare dhe vikendeve për të burgosur.

Kjo ndalesë fillon së zbatuari nga data 21 tetor e deri në një vendim tjetër.

Si alternativë në të gjitha institucionet korrektuese do mundësohen telefonatat me të shpeshta dhe sistemi i komunikimit virtual përmes  SKYPE sipas procedurave  institucionale.

Po ashtu, për shkak të ndalimi te përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosur do të organizohet në Institucione.

Nga ky vendim përjashtohen Institucioni i Avokatit të Popullit dhe  mbrojtësit  rasteve të gjykimit, të cilat janë në zhvillim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2020

- Let’s Do It do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020. (Zyrat e Let’s Do It, lagjja Pejton, rr. Pashko Vasa, ora 11:00)