20 Prill 2024

Shërbimi Korrektues i Kosovës shkëmben përvoja me Drejtorinë e Burgjeve të Shqipërisë

Tiranë, 13 prill - Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, së bashku me stafin e Shërbimit, vizitoi Drejtorinë e Burgjeve të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite Thaçi takoi Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve në Republikën e Shqipërisë, Agim Ismajli, me të cilin diskutuan rreth punëve dhe  sfidave, me të cilat ballafaqohen të dyja institucionet.  

Thaçi dhe Ismajli gjatë takimit shkëmbyen ide dhe përvoja në shumë fusha, si  në fushën e trajtimit të burgosurve të  dënuar për vepra penale terroriste, në fushën e kontrollit të brendshëm dhe në shumë fusha të tjera me rendësi për të dy palët.

Në takim, Thaçi dhe Ismajli ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që në të ardhmen të realizohen vizita të ndërsjella, të ekspertëve  dhe shkëmbimin e përvojave më të mira për të dyja palët.
 
Në fund të takimit, Thaçi duke e falënderuar  Ismajli për mikpritjen, e ftoi për vizitë në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)