20 Prill 2024

Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon njëzetedyvjetorin e themelimit

Prishtinë, 6 dhjetor - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) organizon sot ceremoninë e njëzetedyvjetorit të themelimit.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena HAXHIU, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Ali GASHI, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Gjatë ceremonisë, Ministrja Haxhiu dhe zv/i drejtorit të SHKK-së, Gashi, do të ndajnë mirënjohje për zyrtarë korrektues të dalluar dhe për partnerë të SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar punën më 28  nëntor të vitit 1999, fillimisht me hapjen e Qendrës së parë të Paraburgimit në Prizren për të vazhduar pastaj me hapjen e qendrave tjera korrektuese nëpër qendrat më të mëdha të vendit.

SHKK ka trashëguar  një gjendje të infrastrukturës jofunksionale, mirëpo me punë, përkushtim dhe përkrahje është vu në funksion të plotë sistemi i ekzekutimit të dënimeve dhe masës se paraburgimit, ku janë arritur përparime të dukshme si në infrastrukturë ashtu edhe në ngritjen e nivelit të cilësisë së punës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)