18 Prill 2024

Shërbimi Korrektues i Kosovës duhet të përfshihet në Pakon Emergjente

Prishtinë, 17 shtator – E pakënaqur me trajtimin që po u bëhet pjesëtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sindikata e SHKK ka paralajmëruar grevë për realizimin e të drejtave të tyre në përgjithësi dhe të drejtave të mohuara gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID – 19, në veçanti. Sindikata e SHKK–së , edhe më parë pati paralajmëruar me të drejtë protesta shkaku se trajtimi ndaj oficerëve korrektues, administratës dhe stafit tjetër ishte në shpërputhje me përgjegjësitë e këtij shërbimi dhe punën që sipas monitorimit shumëvjeçar të KMDLNj–së e bëjnë shumë mirë. 

SHKK që nga përfundimi i luftës ka kaluar nëpër periudha të vështira deri në kohën që është konsoliduar dhe pa asnjë dyshim tani është shërbimi më i mirë në rajon dhe shumë afër të përmbushjes së standardeve të kërkuara edhe për shtetet perëndimore ndonëse ka munguar përkrahja e duhur institucionale apo ajo ka qenë e pamjaftueshme.  

Sipas KMDLNj–së pjesëtarët e SHKK–së duhet të trajtohen në nivel të trajtimit që iu bëhet Policisë së Kosovës e që nuk është bërë deri më tani. Kërkesat e Sindikatës së SHKK janë plotësisht të arsyeshme dhe kanë mbështetje në ligjet në fuqi sikur që edhe në aspektin material nuk përbëjnë një ngarkesë të madhe për Buxhetin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë ndihmojnë në ngritjen e cilësisë së punës dhe shërbimeve në radhë të parë për trajtimin e pewrosnave të privuar nga liria sikur edhe për stafin. 

Në këtë kontekst KMDLNj përkrah këto kërkesa sikur që edhe më parë është angazhuar për realizimin e tyre duke adresuar këto probleme te institucionet përgjegjëse. Tash me hartimin e Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës, ku KMDLNj ka dhënë një kontribut të çmuar, po krijohet një bazë ligjore për fuqizimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës në aspektin profesional dhe material duke siguruar të hyra vetanake që do të kenë efekt konktret në përmirësimin e kushteve për stafin , për të privuarit nga liria sikur që do të kursehet edhe Buxheti i Kosovës. 

Deri atëherë kur të fuqizohet dhe operacionalizohet Njësia Ekonomike e SHKK-së, Institucionet e Kosovës duhet të përkrahin SHKK–në, dhe në këtë kontekst KMDLNj kërkon nga Ministria e Derjtësisë përkatësisht nga ministri Selim Selimi të angazhohen më shumë për të ndihmuar SHKK–në në kohën e tranzicionit nga një institucion krejtësisht i varur nga Buxheti i Kosovës në një Agjencion, kryesisht vetmbajtës siç e parasheh Ligji për Shërbimin Korrektues të Kosovës . KMDLNj kërkon nga kryeministri  z. Avdullah Hoti që me urgjencë të shqyrtojë dhe plotësojë kërkesat e arsyeshme të Sindikatës së SHKK–së në mënyrë që të mos ketë nevojë për greva dhe ndërprerje të punës së këtij institucioni me rëndësi të veçantë për sigurinë e qytetarëve dhe të shtetit.

KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt ta dërgojë Ligjin për Shërbimin Korrektus të Kosovës për votim në Kuvendin e Kosovës sikur që kërkon nga deputetët e Kuvendit ta votojnë këtë Ligj i cili do të ndikojë dukshëm në rritjen e cilësisë së trajtimit për personat e dënuar , përparimin e të drejave të tyre, ngritjen profesionale të stafit korrektues dhe përmirësimin e statusit material të tyre përmes sigurimit të të hyrave vetanake  e që,  për shkak të mungesës së bazës ligjore nuk është realizuar deri më tani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)