29 Maj 2020

Shërbimi Korrektues godet kontrabandën në QP Prizren

Prishtinë, 22 maj  - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se mbrëmë, rreth orës 21:50 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të godet kontrabandën në QP Prizren.

Me të pranuar informacionin oficeret korrektues, në vazhdimësi të Planit Operativ për bastisje të qëllimta, bazuar në informatën konfidenciale të pranuar, prej orës 21:50 – 22:20 është bërë një bastisje e dhomës B1, në të cilën ishin të vendosur 04 (katër) të paraburgosur.

Bastisja ka rezultuar pozitive, në komodinën plastike në një pjesë të kamufluar janë gjetur dy telefona mobil të tipit Iphone 5 dhe një karikues.

Pas intervistimit të të paraburgosurve të kësaj dhome, të njëjtit janë veçuar deri në hetimin e rastit, si dhe janë iniciuar procedura disiplinore ndaj  tyre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar  në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës nëpër institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbanë konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)