28 Mars 2024

Shënohet Dita e Kujtimit të Holokaustit

Prishtinë, 27 janar - Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit sot në Prizren.

Ngjarja do të përbëhet nga një prezantim në panel dhe një ekspozitë fotografike për  viktimat e Holokaustit si dhe për historinë e kulturën hebraike në Kosovë.

Ambasadorë, krerë të organizatave ndërkombëtare, përfaqësues të bashkësive fetare, institucione dhe parti politike, do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Pjesëmarrësve do t’iu drejtohen Presidenti Hashim Thaçi, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, Kreu i Bashkësisë Hebraike të Kosovës Votim Demiri, Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe, dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
 
Edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar.

Premiera do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)