03 Dhjetor 2022

Shefja e INL-së, Tamra Greig mbështetë MPB-në në sundimin e ligjit

Prishtinë, 23 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim, znj. Tamra Greig, e cila është emëruar shefe e zyrës së INL-së, pranë ambasadës amerikane në Prishtinë. Me këtë rast ministri Sveçla i uroi suksese në detyrën e re.

Ministri Sveçla vuri në pah bashkëpunimin e shkëlqyer me INL, zyra në Prishtinë dhe me SHBA-të, duke i falënderuar për mbështetjen që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, në veçanti për institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë.

Gjatë takimi ministri Sveçla, e njoftoi znj. Greig për prioritetet e Qeverisë për sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë ai theksoi se, pavarësisht arritjeve, vendi ynë ende ka nevojë për angazhim, për të cilat nevojitet përkrahja nga partnerët tanë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i mirë mes dy institucioneve, jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të rritet më tej.

Ndërsa shefja e zyrës së INL-së, znj.Tamra Greig, inkurajoji MPB që të fokusohet në arritjen e qëllimeve afatgjate dhe strategjike, për të cilat shprehu gatishmërinë që të na mbështesë në këtë drejtim.

Ajo po ashtu falënderoi Kosovën për mbështetjen e ofruar, lidhur me politikat e SHBA-ve, sa i përket çështjes së Ukrainës.

Në fund ministri Sveçla, me rastin e përfundimit të misionit të shefit të kaluar të zyrës së INL-së, z. Shawn Waddoups e falënderoi për punën dhe angazhimin e tij në Kosovë, njëkohësisht i uroi suksese në detyrat e reja që e presin.
 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2022

- Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda. (Prishitnë, ora 12:05)

- Ndihmës administratorja e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar për Europë dhe Euroazi, Ambasadorja Erin E. McKee, do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me akterë të ndryshëm duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, shoqërisë civile, sektorit privat, bartës të rinj të ndryshimeve etj. (Lokalet e Royal Beverages, Velekincë, Komuna e Gjilanit, ora 13:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, do të mbajë tubim me vajza e gra. (Teatrin e Qytetit "Avdush Hasani", ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi do të vizitojë Qendrën e Handikos-it në Podujevë. (Objekti i Qendrës në Podujevë, ora 15:30)

- Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit do të shfaqen filma vendor dhe të huaj, ku do të ketë diskutime me me autorët pjesmarrës! (Kino Armata, ora 17:00)
 
- Mbahet ceremonia e mbylljes së Festivalit Ndërkombëtar të Filmit më ç'rast do të behët edhe ndarja e çmimeve. (Kino Armata, ora 19:00 )