16 Prill 2024

SHBA-të premtojnë mbështetje për sundimin e ligjit në vend

Prishtinë, 6 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot në një takim pune ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Christopher Dell.

Në këtë takim, ministri i Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi e njoftoi ambasadorin Dell me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me fokus të veçantë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, vazhdimin e reformave në Policinë e Kosovës, përmirësimin e mëtejshëm të sigurisë publike, menaxhimin e integruar të kufirit etj.

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Christopher Dell, pasi e përgëzoi ministrin Rexhepi për emërimin e tij si Ministër i Punëve të Brendshme, shprehu besimin se do të vazhdojë bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencionet vartëse të saj.

Ambasadori Christopher Dell duke e përshëndetur progresin e deritashëm, i vlerësoi prioritetet e ministrit Rexhepi duke premtuar vazhdimin e mbështetjes së Qeverisë amerikane me qëllim të adresimit të sfidave në sektorin e sundimit të ligjit dhe vazhdimit të reformave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)