29 Mars 2024

SHBA do të mbështesë Kosovën për parandalimin e trafikimit me njerëz

Prishtinë, 18 tetor - Në Ditën e Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar konferencë për media.

Në këtë ceremoni, ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa tha se Autoriteti Kombëtar Anti-trafikim ka bërë një punë domethënëse në luftimin e kësaj dukurie negative.

“Ka qenë një vit mjaft i suksesshëm në luftimin e trafikimit me njerëz, prandaj falënderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë drejtim”, tha ministri Mustafa.

Duke theksuar se moto e kësaj fushate është “Mos hesht”, ministri Mustafa ftoi të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë organet shtetërore.

Zyrtari për të drejtat e Njeriut pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. John Bush, theksoi se raporti i Departamentit të Shtetit Kundër Trafikimit më Njerëz ka njohur progresin e Kosovës në parandalimin dhe ndjekjen penale të trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave.

Ai tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për ndjekjen penale  dhe parandalimin e këtij krimi.

“Ne besojmë se përpjekjet tona të përbashkëta reflektojnë angazhimin tonë të ndërsjellë për të drejtat e njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, në mënyrë që të sjellë drejtësi dhe prosperitet për njerëzit dhe rajonin”, tha Bush.

Fushata Kundër Trafikimit me Njerëz do të zgjasë një muaj dhe synon ngritjen e vetëdijes së qytetarëve dhe fuqizimin e  ndërgjegjësimit mbi këtë fenomen. 

Me anë të kësaj fushate MPB synon që të bëhet fuqizimi i mekanizmave për parandalim, identifikim dhe luftim të trafikimit, të bëhet ngritja e efikasitetit në zbulimin dhe ndjekjen e trafikantëve si dhe të bëhet fuqizimi i bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar për një partneritet të fuqizuar ndaj trafikimit me njerëz.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)