29 Mars 2024

Serbia fillon hetimet formale për varrezën masive

Beograd, 18 maj -  Prokurorët e krimeve të luftës në Serbi i kanë filluar procedurat ligjore për zhvarrosjen e trupave të pajetë nga varreza masive ku besohet të jenë 250 shqiptarë nga Kosova.

Zyra e prokurorisë tha se i ka kërkuar gjykatës për krime të luftës të hapë hetime për varrezën e cila u zbulua afër kufirit me Kosovën, transmeton AP.

Deklarata thotë se hetimet në teren do të pasohen nga ekshumimet, autopsitë dhe identifikimi i viktimave.

Prokurorët serbë thonë se varreza masive mund të ketë rreth 250 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)