20 Prill 2024

Serbi, zbulohet varri masiv me eshtrat e 250 shqiptarëve

Beograd, 10 maj -Serbia ka zbuluar një varr masiv ku gjenden trupat e pa jetë të rreth 250 shqiptarëve. Ata besohet se janë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998 – 1999 në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte.

“Mund të konfirmojmë se është zbuluar një varr masiv”, deklaroi Bruno Vekariç, zëdhënësi i Prokurorisë serbe për krime lufte.

“Sipas llogaritjeve tona 250 trupa janë gjetur në lokacionin në fjalë, që gjendet pranë një qendre tjetër, në të cilën kemi kërkuar dy vite më parë”, theksoi Vekariç.

Varri është gjetur në rajonin jugor të serbisë, në Rashkë, edhe me ndihmën e misionit evropian për rend e ligj në Kosovë, EULEX. 


Prej vitësh, autoritetet dhe qytetarët kosovarë kanë kërkuar dëshpërimisht përgjigje për zhdukjen e shumë njerëzve të burgosur apo masakruar nga paramilitarët serbë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)