29 Mars 2024

Selimi: Policia e Kosovës do ta luftojnë krimin dhe kontrabandën

Mitrovicë, 7 tetor - Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, ka pritur të enjten në takim ushtruesin e drejtorit të Policisë së Kosovës, Behar Selimi me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë pas shtimit të masave të sigurisë nga autoritetet e rendit.

Nënkryetari Haziri, e ka përshëndetur intensifikimin e masave në veri me qëllim të sundimit të rendit dhe ligjit. Ai vlerësoi se gjendja në veri është e patolerueshme, andaj institucionet e rendit duhet të jenë të vendosura për luftimin e kriminalitetit.

Në këtë kontekst, nënkryetari Haziri, përmendi incidentet e shumta që kanë ndodhur javëve të fundit në veri, mandej sulmet ndaj qytetarëve dhe pronave të shqiptarëve atje, duke krijuar një pasiguri të përgjithshme. “Ne mbështesim masat që janë ndërmarrë ditëve të fundit në veri nga KFOR-i, Policia e Kosovës dhe EULEX-i dhe jemi të bindur në suksesin e tyre dhe kthimin e normalitetit në këtë pjesë të vendit”.

Në anën tjetër, ushtruesi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Behar Selimi, e ka njoftuar nënkryetarin e komunës, për shtimin e numrit të patrullimeve si në veri ashtu edhe në jug të qytetit. Ai ka thënë se janë të përkushtuar që të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe ta luftojnë krimin dhe kontrabandën. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)