13 Dhjetor 2019

Sekuestrohet arma në pronësi ilegale

Prizren, 17 korrik - Me datën 16 korrik 2019, gjatë një ahengu familjar në fshatin Gjonaj, pronari i shtëpisë dhe mbajtësi në pronësi dhe posedim në mënyrë të paautorizuar të armës, duke festuar ka përdorur armën duke shtënë në ajër disa herë. Me këtë veprim i njëjti ka kryer vepër penale dhe rasti është raportuar në Polici.

Policia sapo ka pranuar informacionin menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari B. Ç., m/sh/k, i lindur në vitin 1981, ka gjetur në posedim dhe përdorim të armës Pistoletë 20 ZORAKI, M906 të kalibrit 9mm.

Hetuesit dhe njësiti i krim teknikës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe arma është sekuestruar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar.

Policia e Kosovës në vazhdimësi apelon që armët e zjarrit të mos përdoren nëpër ahengje familjare dhe vende publike, si dhe njoftojmë qytetarët se Policia do të reagojë menjëherë në këto raste sipas planit operativ “Festo me zemër e jo me armë”.
      

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019

- Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)