28 Mars 2024

Sekuestrohen 822 kilogram duhan refuz

Prizren, 7 tetor - Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, në bazë të urdhëreses verbale nga gjykata për urdhër kontroll, ka kryer kontrollin në një lokacion në rrugën “Kuksi” në Prizren, në të cilën ka sekuestruar 822 (tetëqindenjëzetëedy) kilogram duhan refuz, 102,000.00 (njëqindedymijë) cigare të llojeve të ndryshme pa banderola dhe një makinë për grirjen e duhanit, të cilat në bazë të vlerësimit nga sektori i Vlerës së Doganave, shmangia nga akciza dhe TVSH arrinë vlerën prej 54,867.76 (pesëdhjetëekatërmijëetetqindegjashtëdhjetëeshtatë) Euro.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës është në kërkim të të dyshuarit, i cili rezulton të jetë shtetas i huaj dhe për momentin është i paarritshëm.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)