19 Shtator 2019

Së shpejti fillon rekrutimi i noterëve të rinj

Prishtinë, 12 korrik - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, së bashku me dy anëtarë të komisionit për provimin e Noterisë, në të cilën ka sqaruar për opinionin publik rrjedhën e organizimit dhe mbajtjes së provimit të Noterisë.

Ministri Tahiri ka vlerësuar se ky proces, origjinën e ka në reformat që janë paraparë me ligjin e ri për Noterinë i cili ka hyrë në fuqi në fillim  të vitit 2018.

“Në qendër të reformës që kemi realizuar, ka qenë adresimi i sfidave të sistemit noterial në raport me shërbimet ndaj qytetarëve. Përkundër faktit se këto shërbime janë ofruar nga noterët, karakteristikat e përgjithshme të kësaj fushe para hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë qenë se jo të gjitha qytetet kanë pasur noterë, jo të gjitha komunitetet kanë pasur noterë, ka pasur nevojë për të zgjeruar fushën e veprimit të noterisë në çështje vitale për qytetarët, siç është çështja e trashëgimisë dhe  mungesa e numrit të mjaftueshëm të noterëve, në raste të caktuara ka nxitur një praktikë të thellë të monopolit në këtë fushë” ka thënë Ministri Tahiri.

Ai shtoi se për të tejkaluar këto situata, me ligjin e ri për Noterinë, është  paraparë në mes tjerash, rritja e numrit të noterëve sipas formulës së re 1 noter në 10 mijë banorë.

Sa i përket rrjedhës së provimit të Noterisë, Ministri Tahiri ka specifikuar se që nga përzgjedhja e komisionit vlerësues sipas parametrave të përcaktuar me ligj e deri tek siguria e plotë e konfidencialitetit të testit, çdo gjë ka qenë e organizuar në mënyrë profesionale e kredibile.

“Ka pasur kritere aq rigoroze të vlerësimit, saqë krahasimi i numrit të atyre që i janë nënshtruar provimit dhe atyre që përfundimisht kanë dhënë provimin e noterisë është instrument objektiv i matjes. Ky është standard i ri që shumëkush mund të mos jetë mësuar por ja që kur ka vullnet për t’i bërë gjërat në mënyrë profesionale, gjërat janë të mundshme” ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu njoftoi se tani e tuje vazhdon faza për rekrutimin e noterëve, sipas përcaktimit të paraparë në ligj. “Qasja në drejtësi është imperativ i patjetërsueshëm dhe shumë shpejt do të nisë rekrutimi i noterëve të rinj” ka thënë ministri Tahiri

Ministri Tahiri adresoi edhe komentet që kanë qenë subjekt i raportimeve në media rreth çështjes së provimit të Noterisë.

Ai shtoi se konkursi ka qenë publik, i hapur për të gjithë qytetarët që kanë plotësuar kriteret preliminare, dhe se askush nuk është inkurajuar e as dekurajuar të aplikojë për provim.
                       
“Kur një gjë të tillë nuk e ndalon ligji, mbi çfarë baze mund t’ua ndalosh individëve të lirë të kësaj shoqërie që të marrin pjesë në garë” tha me këtë rast Ministri Tahiri.

Sipas Ministrit Tahiri, kërkesa për pezullimin e këtij aktiviteti profesional e të bazuar në ligj, si një kërkesë tërësisht politike, ka pasur për qëllim kohëzgjatjen e monopolit në këtë fushë.

“Përballë këtij fakti, dëshiroj të sqaroj për ju dhe gjithë opinionin publik se si Ministër i Drejtësisë, shërbej për dy milionë qytetarë e jo për miliona euro të atyre që kanë monopol në fushën e noterisë” përfundoi Ministri Tahiri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shtator 2019 - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të zhvillon punimet një punëtori nga Garda Kombëtare e Iowa në SHBA dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 8:00)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Mamushës  ku do të takoj kryetarin e kësaj komune, Abdülhadi Krasniç , për të diskutuar rreth përgaditjes së Garës Nacionale të Sportit. (Objekti i komunës, ora 10:15)

- Fillon skema e re e projektit per fuqizimin e angazhimit të ndërtimit të pronësisë i financuar nga BE që synon të mbështesë punën e OJQ-së për një Kosovë të gjelbër. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, Balkan Green Foundation dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë eventin që thekson të arriturat dhe ndikimin në komunitet nga projekti “Empower - Engage Build Ownership” i mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. (Amfiteatri i Sheshit Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Në faqen e KDI-së në Facebook, mbahet bashkëbisedimi LIVE për dialogun Kosovë-Serbi, me kandidaten për kryeministre znj.Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (KDI, ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e katërt në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatin për Kryeministër nga Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Socialdemokratike. Ramush Haradinaj. (Lëvizjes FOL, ora 13:00)

- Mbahen ndeshjet e ligës së femrave dhe ligës së juniorëve në pingpong. (Ferizaj, ora 18:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me qytetarë të Prishtinës. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, takohet me strukturat dhe qytetarët e Ferizajt. (Restaurant “Fitorja”. ora 18:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale të piktorit Vehbi Murati, e titulluar “Një ditë e zakonshme shtatori”. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Malishevës së Gjilanit. (Fshati Malishevë, ora 20:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me banorë te Pozhoranit. Pozhoran, ora 21:00)