28 Mars 2024

Salih Mustafa del sot para Speciales

Hagë, 28 tetor - Gjykata Speciale do të mbajë sot seancë dëgjimore me ish-drejtuesin e UÇK, Salih Mustafa, i cili akuzohet nga Prokuroria nga Speciale për krime lufte.

Ai pritet të deklarohet sot para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë rreth akuzave që e ngarkon Prokuroria Speciale.

Nga Dhomat e Specializuara nëpërmjet njoftimit për seancës e sotme kanë bërë të ditur se Mustafës do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtori ose i pafajshëm në lidhje me akuzat që ngarkohet.

Nëse Mustafa nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, atëherë gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarimin e pafajësisë në emër të të akuzuarit në përputhje me rregulloren.

“Gjatë pjesës së parë të séances, Mustafa do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores."

"Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, pjesa  e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e dytë për ecurinë e çështjes. Seanca dëgjimore e Mustafës do të mbahet në prani të prokurorit special dhe mbrojtjes, duke filluar nga ora 15:00.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)