28 Janar 2021

RrGK kërkon përgjegjësi institucionale për rastin e incestit në Mitrovicë

Prishtinë, 24 nëntor - Të premten që lamë pas, në emisionin “Udhëve” të RTK-së, u bë publik rasti i së miturës 17 vjeçare e cila ishte përdhunuar seksualisht nga babai i saj, në rajonin e Mitrovicës.

Gjykata Themelore në Mitrovicë e kishte shpallur të pafajshëm të pandehurin, duke e liruar atë nga të gjitha akuzat.

Arsyeja kryesore për lirimin e tij, edhe pse kishte prova bindëse, përfshirë këtu edhe deklaratën e 17 vjeçares, ishte se prokuroria kishte dështuar të ofronte dëshmi të mjaftueshme për ta bindur trupin gjykues për fajësinë e tij. Kjo ka bërë prokurorinë ta përdorë të drejtën e ankimimit duke e dërguar rastin në Gjykatën e Apelit.

Trajtimi i incestit vazhdon të mbetet tabu, si nga shoqëria ashtu edhe nga institucionet. Sa seriozisht trajtohet incesti na e dëshmon më së miri edhe ky rast.

Madje, vite më parë nëna e viktimës kishte raportuar dhunën që po e përjetonte nga bashkëshorti i saj, i dyshuar për dhunimin seksual të vajzës. I njejti, vite më parë ia kishte ndaluar të miturës shkollimin.

Po ashtu, raportimet e nënës së viktimës për përjetimet e dhunës në familje, të drejtuara në stacionin policor, kishin hasur në vesh të shurdhër.

Po të trajtoheshin sipas kornizës ligjore fillimisht këto raportime, do të parandalohej edhe përjetimi më i tmerrshëm i të miturës, përjetim ky që do të lerë pasoja gjatë në shëndetin mendor të saj.

Për ta vështirësuar edhe më shumë situatën, pasi që u shpall i pafajshëm, i dyshuari u rikthye sërish të jetojë në shtëpinë e njejtë me viktimat e tij, gruan ndaj të cilës për vite me radhë po ushtronte dhunë në familje dhe vajza e cila ishte dhunuar seksualisht nga

Qendra për Punë Sociale, si organ përgjegjës për kujdesin e të miturve ishte distancuar nga çdo përgjegjësi duke u arsyetuar se nuk kishin çfarë tjetër të bënin.

Pasi që rasti është në Gjykatën e Apelit, i bëjmë thirrje Prokurorisë që t’i përgatisë provat në bashkëpunim me ekspertët adekuat, në mënyrë që të mos lihet hapësirë që ushtruesi i incestit të jetoj në liri. Po ashtu, presim nga prokuroria të kërkojë masë mbrojtëse për viktimën.

RrGK ngrit shqetësimin se të jetuarit në të njëjtin ambient me ushtruesin e dhunës, përveç që dëmton mirëqenien psikologjike të saj, mund të ndikojë edhe në frikësim dhe kërcënim për të raportuar sërish, tani që rasti është në rigjykim.

RrGK i bën thirrje Qendrës për Punë Sociale ta trajtojë rastin me seriozitet, duke i kërkuar që të ketë edhe bashkëpunim me strehimoret për të mitur në mënyrë që të miturës t’i ofrohet strehim në rast se ajo ka nevojë, si edhe ndihmë psikologjike.

''Ne i bëjmë thirrje edhe Policisë së Kosovës, që të përgjigjet konform obligimeve ligjore në rastet e raportimeve të dhunës. Presim që edhe Mbrojtësit e Viktimave ta asistojnë prokurorinë që të sjellin drejtësinë'', thekson RrGK.

Incesti sado që është temë tabu, ndodh në çdo shoqëri, përfshirë edhe shoqërinë tonë, andaj ne kërkojmë drejtësi dhe trajtim të duhur për viktimat e incestit.

Gjithashtu ju njoftojmë se RrGK do ta monitorojë trajtimin e këtij rasti si dhe do të jemi në gatishmëri për të ndihmuar që drejtësia të triumfojë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)