26 Prill 2024

RrGK alarmohet nga sulmi i sërishëm ndaj gruas rome në Ferizaj

Prishtinë, 31 maj - Sado që kishte reagime dhe protesta kundër sulmeve raciste ndaj gruas rome, e cila u lincua dhe u sulmua vetëm pse i përket këtij komuniteti, nepërmjet medieve, sot u njoftuam se e njejta, në Komunën e Ferizajt, është sulmuar sërish nga të rinjë huliganë.

Përmes kësaj kumtese Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)  shpreh shqetësim për mungesën e mbrojtjes ndaj saj, përgjegjësi kjo e organeve të rendit dhe të sigurisë.

Nga informatat e marra nga deklaratat mediale të Policisë së Kosovës, kuptuan se kjo grua është riatdhesuar në vitin 2011 nga Belgjika. Kujtojmë se ajo nuk i njeh gjuhët lokale dhe kjo mund të paraqesë rrezik shtesë për jetën e saj.

Andaj, RrGK ju bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të gjejnë një vend të sigurtë për këtë grua, ku ajo mund të qëndrojë këto ditë, derisa të qetësohet situata, si dhe derisa ushtruesit e dhunës ndaj saj të japin përgjegjësi tek organet kompetente.

"Ne besojmë fuqishëm që nëse do të kishte reagim të duhur ditë më parë, kur ajo u sulmua fillimisht në Lipjan, dhe nëse sulmuesit e saj do të ballafaqoheshin me drejtësinë, atëherë do të përcillej mesazhi se vendi ynë nuk toleronon dhunën e aq më pak dhunën që ka për bazë përkatësinë etnike të një qytetari/eje."

"Tutje kërkojmë edhe nga Prokuroria e Shtetit të ndërmarrë veprime urgjente në hetimin dhe procedimin e rastit në përputhje me Nenin 141 të Kodit të ri Penal të Kosovës për të dy sulmet ndaj gruas rome në fjalë", thekson RrGK.

Në përputhje me këtë nen kushdo që nxit urrejtje dhe publikisht ushtron gjuhën e urrejtjes, përçarjes apo edhe mos-durimit duhet të përgjigjet para ligjit. Si shoqëri duhet të dalim me mesazh të qartë së këso forma të dhunës dhe nxitjes së urrejtjes nuk duhet toleruar në asnjë mënyrë.

RrGK u bën thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe, përkatësie etnike, identiteti gjinor apo orientimi seksual që të reflektojnë mbi rolin tonë si qytetarë në respektim dhe mbrojte të dinjitetit të njëri-tjetrit, dhe se bashku t’i ndëshkojmë sulmet raciste, homofobike dhe sulmet që kanë për qëllim ta dëmtojnë dinjitetin e një individi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)