19 Prill 2024

Rrënohen objekte të kazinove në Karaçevë, arrestohen 10 policë dhe 23 persona tjerë

Karaçevë, 19 shtator - Policia e Kosovës ka njoftuar se të mbremë rreth mesnatës ka realizuar një aksion të madh në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, ku u arrestuan 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë, si dhe u sekuestruan aparate të lojërave të fatit dhe prova materiale që dyshohet se ishin përdorur në aktivitete kriminale.

Po ashtu, në këtë aksion, njoftohet se u rrënuan edhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e bixhozit dhe lojërave të fatit.

“Operacioni ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale”, thuhet në komunikatë.

Ky aksion u realizua me bashkëpunim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor, njoftohet mes tjerash.

Në mars të vitit 2019, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin që ndalon funksionimin e bizneseve të lojërave të fatit për 10 vjetët e ardhshëm, duke shfuqizuar edhe Ligjin e deritashëm për lojërat e fatit.

Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit, kishte ardhur, pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, ishin vrarë dy persona.

Edhe pas vendimit të qeverisë në atë kohë, Policia e Kosovës, ka njoftuar se në aksione të ndryshme, ka hasur dhe arrestuar persona të cilët ishin dyshuar se me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme, kanë organizuar lojëra të fatit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)