24 Prill 2024

Rrahje në Klinë, arrestohen dy persona dhe një tjetër në kërkim

Pejë, 15 mars - Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Klinë, me datën 15 mars 2019, rreth orës 14:58 është njoftuar lidhur me një rrahje që ka ndodhur në një lokal në sheshin ‘Mujë Krasniqi” në Klinë, ku ishin të perfshirë katër persona të  dyshaur dhe një person viktimë .   

Pasi që të njëjtit ishin fjalosur, kishte filluar rrahja dhe njëri nga të dyshuarit me një mjet të mprehtë (thikë), ka goditur të dyshuarin tjetër, duke i shkaktuar lëndime në dorë.

Tre nga personat e dyshuar janë dërguar për në spitalin Rajonal në Pejë, njëri nga këta është dërguar për në QKUK Prishtinë për shkak të lëndimeve që ka pësuar në dorë.
             
Te dyshuarit e lartcekur janë intervsituar nga Njësia Rajonale e Hetimve DRP Pejë, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe krim tenkika e këtij njësiti rajonal.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’.

Gjatë përleshjes është lënduar edhe pronari i këtij lokali dhe të njëjtit ju ka dhënë ndihma mjekësore në Spitalin rajonal në Pejës.
             
Me vendim të prokurorit shtetit janë ndaluar dy të dyshuar, ndërsa i dyshuari i katërt është nën kërkim policor, me që ka ikur nga vendi i ngjarje, por polica e ka të njohur identitetin e tij.

Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Rajonal i Hetimeve DRP Pejë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)