29 Mars 2024

Rexhepi dhe Hoxhaj vizituan Qendrën për Siguri Publike

Vushtrri, 28 maj 10- Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj vizituan sot Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, ku u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës për Siguri Publike, Sheremet Ahmeti.

Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZHI-it, Sheremet Ahmeti, pasi u uroi  mirëseardhje ministrave, i informoi për punën, aktivitetet, konceptin, vizionin  si dhe për trajnimet që mbahen në qendër.

Sheremet Ahmeti theksoi se Qendra luan një rol të rëndësishëm jo vetëm për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike nga Kosova, por edhe për ata të rajonit.

“Unë i informova ministrat për nevojat të cilat ka Qendra që në të ardhmen kjo qendër të bëhet me renome evropiane. Po ashtu i informova ministrat edhe për proceset nëpër të cilat është duke kaluar Qendra, si atë të akreditimit, të anëtarësimit në Asociacionin e Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC) si dhe anëtarësimin e saj në Kolegjin Policor të Evropës (CEPOL)”,- tha Ahmeti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka vlerësuar lartë punën që bëhet në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Ministri Rexhepi tha se, “Qendra është me traditë, ku mbahen trajnime bazike dhe të specializuara për shumë kategori siç janë; Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues, Departamenti i Emergjencave si dhe Doganat e Kosovës. Në këtë drejtim duhet të avancohen, duhet tu krijohen kushte me të mira, mirëpo synimet janë që përveç krijimit të kushteve që janë të domosdoshme  të investohen, duhet të kemi edhe vizionin e qartë se çka më tutje, kjo qendër në çfarë drejtimi do të shkojë që të shkohet drejtë edukimit superior me gradë baqellor”, tha ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi.

Ministri Rexhepi, tha se mbi gjitha, prioritet i MPB-së është që të bëhet baza ligjore, që me një ligj të veçantë të definohet statusi i Qendrës për Siguri Publike dhe se në krijimin e ligjit do të marrin pjesë ministritë, përfaqësuesit e qendrës, si dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian.

Ndërsa, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj tha se, “ministria e Arsimit se bashku me ministrinë e Punëve të Brendshme është duke punuar që në një të ardhme të afër në Qendër të ketë edhe më tutje kualifikime të policisë, gardianëve, doganierëve  etj. Ekziston mundësia që në një të ardhme në këtë Qendër  të ofrohet edhe grada bachelor”,- theksoi ministri Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj, tha se Republika e Kosovës synon ta ketë një sistem arsimor i cili përbëhet prej nivelit formal të arsimit dhe nivelit jo formal, që përbehet prej  gradave  universitare dhe gradave jo universitare. “Ky sistem fleksibil dhe cilësor arsimor do t’ia mundësoj kësaj qendre që në të ardhmen çdo kualifikim çdo  certifikatë që lëshohet nga kjo qendër të pranohet jo vetëm në Kosovë, por të jetë e pranueshme edhe në treg global”, theksoi ministri Hoxhaj.

Kryeshefi i QKSPEZH, Sheremet Ahmeti dhe ministrat e kabinetit qeveritar Rexhepi dhe Hoxhaj, e kanë parë të arsyeshme që në një të ardhmen të afërt në Qendër të ofrohet edhe arsimi bachelor, master dhe doktoraturë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)