28 Janar 2021

Republika e Kosovës renditet si një ndër vendet më të sigurta në botë

Prishtinë, 4 dhjetor - Republika e Kosovës në Indeksin Global të Terrorizmit është renditur në vendin e 135 si ndër vendet më të sigurta në botë ku ndikimi i terrorizmit është minimal.

Kjo është bërë publike në edicionin e tetë të Indeksit Global të Terrorizmit (GTI) të Instituti për Ekonomi dhe Paqe.

Raporti i Indeksit Global të Terrorizmit është hartuar duke përdorur të dhëna nga baza e të dhënave globale të terrorizmit (GTD) dhe burime të tjera.

Ky raport ofron një përmbledhje të tendencave dhe modeleve kryesore globale në terrorizëm gjatë 50 viteve të fundit, duke vendosur një theks të veçantë tek tendencat gjatë dekadës së kaluar.

Të dhënat janë mbledhur dhe përpiluar nga Konsorciumi Kombëtar për Studimin e Terrorizmit dhe Përgjigjet ndaj Terrorizmit (START) në Universitetin e Maryland ne SHBA.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e gjitha formave të ekstremizmit dhe terrorizmit, si dhe të jetë partnere e barabartë në koalicionin global në luftën kundër terrorizmit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)