18 Prill 2024

Rahoveci zgjat orarin për zyrtarët e gjendjes civile, pranimit dhe tatimit

Rahovec, 6 korrik - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi  ka nënshkruar  vendimin me të cilin ka zgjatur orarin e punës për zyrtarët e gjendjes civile, zyrës së pranimit dhe zyrës së tatimit në pronë.

Me këtë vendim zgjatet orari i punës për zyrtarët e gjendjes civile, zyrës së pranimit dhe zyrës së tatimit në pronë të Komunës së Rahovecit dhe atë çdo ditë pune prej orës 16 deri në ora 18 dhe të shtunën nga ora 9 : 00 deri në ora 12: 00.

Zgjatja e orarit të punës për punonjësit fillon nga data 15 korrik deri më 16 gusht 2021. Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset Drejtoria për Administratë dhe Drejtoria për Buxhet dhe Financa

Arsyeja e nënshkrimit të vendimit për vazhdimin e orarit të punës nga data 15 korrik deri me 16 gusht 2021 është për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

Në mënyrë që të jemi sa më pranë bashkë atdhetarëve tanë dhe t’i kryejm shërbimet për ta sa më mirë si dhe është vendosur që punonjësit të punojnë edhe pas orarit të punës me orar të zgjatur për mërgimtarët tanë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)