25 Prill 2024

Qytetarët bashkëpunues me policinë në parandalimin e Covid-19

Prishtinë, 19 prill - Gjatë ditës së diel, u.d. ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka vizituar njësitet policore të cilat janë në patrullim dhe vëzhgim të zonave të shpallura karantinë, për shkak të zvogëlimit të përhapjes së mëtejme të virusit Covid-19.

Më këtë rast, zyrtarët policorë e njoftuan u.d. ministrin Sveçla për punët e përditshme dhe për angazhimet që kanë në kuadër të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve në këto zona.

Ndërsa, Sveçla falënderoi zyrtarët policorë për gatishmërinë e lartë që po tregojnë për menaxhimin e mirëfilltë të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë.

Gjatë bisedës së z. Svecla me zyrtarët policorë, u vlerësua mirëkuptimi i qytetarëve drejt respektimit të plotë të masave parandaluese dhe bashkëpunimit në udhëzimet që janë duke iu dhënë nga policia.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)