18 Janar 2021

Quni dhe Rama bënë nderime në Kompleksin Memorial në Prekaz

Prishtinë, 28 nëntor - Me rastin e festës së 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes publike të UÇK-së, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me delegacionet e kryesuara të tyre, bënë nderime në kompleksin memorial para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe  Familjes Jashari në Prekaz.

Pjesë e delegacioneve të tyre ishin: zëvendësministrja e Mbrojtjes  Sadika Kofrc, zëvendësministri i Mbrojtjes, Mehmedali Mergjollari, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj - Quni, drejtori i Drejtorisë për Politika të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes, Faruk Geci, drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, dhe oficerë të tjerë të lartë ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së si dhe komandave e njësive kryesore të FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë institucione që ruajnë dhe kultivojnë në vazhdimësi, vlerat më të larta të trashëgimisë së saj dhe vlerave historike të vendit si frymëzim e motivim për realizimin me përgjegjësi të lartë të misionit të tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish kryetarit te Komunës së Ferizajt, Faik Grainca për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Katedrales së Madhe të qytetit. (Pranë Katedrales, ora 13:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon ngjarjen promovuese të Master Planit të Ujitjes në Kosovë - #KIMP. (Platforma Zoom - https://zoom.us/j/96935761303?pwd=ek5QRFdZdXBCR0FKditlaTRwMWIvdz09, ora  13:30)