28 Mars 2024

QKSS publikon gjetjet e edicionit të nënte të Barometrit Kosovar të Sigurisë

Prishtinë, 14 dhjetor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019.  

Barometri Kosovar i Sigurisë (BKS) është një mjet i veçantë, përmes të cilit QKSS mat perceptimet publike në Kosovë. Edicioni i nëntë i Barometrit Kosovar të Sigurisë përbëhet nga dy kapituj.

Derisa, kapitulli i parë mat perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal, kapitulli i dytë interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.

Ky edicion do t’i përgjigjet pyetjeve në vazhdim:
• Cilat janë institucionet më të besuara në Kosovë?
• Cilave institucione u besojnë më shumë gratë e cilave burrat?
• Cilave institucione u besojnë më së shumti komuniteti serb në Kosovë?
• Sa i besojnë qytetarët Policisë së Kosovës si ofrues i sigurisë?
• A u besojnë qytetarët Doganave të Kosovës?
• Sa kanë qytetarët besim ndaj Shërbimit Korrektues në Kosovë?
• Sa u besojnë qytetarë institucioneve të drejtësisë?
• Cilat janë institucionet më të korruptuarat në sytë e qytetarëve?
• Cilat institucione i shohin qytetarët si jo të korruptuara?

Raporti është i bazuar në të dhënat e grumbulluara nga edicioni i fundit i Anketës së BKS e cila është zhvilluar gjatë pjesës së parë të muajit tetor 2019. A

nketa e BKS përbën një ndër iniciativat më të suksesshme hulumtuese të implementuara në mënyrë periodike në baza vjetore nga një OJQ apo institut hulumtues jo-shtetëror në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)