23 Prill 2024

QKSS publikon edicion special te Barometrit Kosovar të Sigurisë

Prishtinë, 25 korrik - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon publikimin e “Edicion Special i Barometrit Kosovar të Sigurisë: Trendët e perceptimeve të qytetarëve për Sigurinë Publike (2016-2018)”. 

Siguria është një e drejtë themelore e njeriut. Ndjesia e sigurisë apo e pasigurisë ndikon fuqishëm në shëndetin fizik dhe mendor dhe mirëqenien e qytetarëve dhe mund të çojë në rritjen e besimit/mos- besimit, çka ndikon në socializimin e qytetarëve dhe ndjenjën e komunitetit.

Si rrjedhojë, QKSS-ja u ka kushtuar vëmendje të veçantë perceptimeve të qytetarëve në lidhje me sigurinë publike dhe sigurinë personale, që kur u lansua për herë të parë Barometri Kosovar i Sigurisë.

Ky edicion special i BKS-së ofron një përmbledhje të perceptimeve të qytetarëve për sigurinë publike në Kosovë gjatë tri viteve të fundit.

Më konkretisht, nxjerr në pah trendët e perceptimit mbi sigurinë publike, duke u fokusuar në të dhënat e Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS) të mbledhura gjatë periudhës 2016-2018.

Të dhënat e mbledhura gjatë kësaj periudhe u përqendruan në shqetësimet dhe problemet kryesore të të anketuarve me sigurinë publike.

Në këtë konferencë, QKSS do të shpalos rezultatet e këtij Edicioni Special ku ndër të tjera do të shtjellohen rreziqet dhe kërcënimet kryesore ndaj komunitetit në Kosovë - Vrasjet, plackitjet,  dhuna në familje, aksidentet në trafik, dhuna në shkolla dhe trendet e Perimetrit të Sigurisë - Shtëpia, lagjja, qyteti, fshati.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)