09 Shkurt 2023

Qeveria Gjermane dhuroi donacion për Policinë e Kosovës

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mori pjesë në ceremoninë e pranim- dorëzimit të donacionit nga Republika Federale e Gjermanisë për Policinë e Kosovës.

Ky donacion në vlerë rreth 500 mijë euro është i dedikuar për Policinë Kufitare dhe vjen si rezultat i bashkëpunimit mbi dy dekada që kanë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Gjermanisë.

Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla falënderoj qeverinë qjermane dhe shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe partneritetin e shkëlqyer ndër vite në mes të dy shteteve.

Ministri Sveçla tha se donacioni nga qeveria gjermane që ka dhuruar me pajisje e fundit moderne për policinë kufitare do të lehtësojë punën dhe do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, mallrave, të kontrabandës dhe krimit.

Gjithashtu ministri Sveçla theksoi se në korrik është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit të projektit ,,SCOPE”  për partneritetet e Përbashkëta Evropiane në mes të Policisë Federale Gjermane dhe Policisë së Kosovës dhe qëllimi i këtij bashkëpunimi është shkëmbimi i informacioneve për migracionin e paligjshëm, lëvizjet e paligjshme dhe të organizuara të njerëzve, falsifikimin e dokumenteve dhe aktivitet që lidhen me emigrimin e paligjshëm.

Kjo marrëveshje parasheh edhe ngritjen e hetimeve paralele dhe ekipeve të përbashkëta të hetimit në mes të dy policive, përdorimit të dosjeve të SIENA-s dhe EUROPOLIT.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)