20 Prill 2024

Qeveria demanton kontrollimin e kryeministrit në aeroport

Prishtinë, 21 maj - Pëmes një komunikate për media, zyra e kryeminsitrit ka demantuar njoftimet në media lidhur me "incidentin e aeroportit", ku thuhej se policia e Eulex-it ka kontrolluar kryeministrin dhe ministrat ne nisjen e tyre për vizitë në Turqi.

"Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe për respektimin e të gjitha procedurave të parapara me ligjet në fuqi, përfshirë këtu edhe ato që ndërlidhen me kalimin normal të kufinjve të Republikës së Kosovës.

Edhe me rastin e udhëtimit në Turqi, kalimi i kufirit nga ana e delegacionit të udhëhequr nga kryeministri Thaçi është bërë normalisht, si çdo herë tjetër, sipas rregullave protokolare", thuhet ne kumtesë.

"Dezinformatat e ditëve të fundit nga ana e disa mediave për kinse kontrollimin e kryeministrit Hashim Thaçi dhe anëtarëve të delegacionit zyrtar të Republikës së Kosovës para nisjes në Turqi, janë të pavërteta. Keqinformimi i tillë i qytetarëve të Republikës së Kosovës është joetik, i njëanshëm dhe nuk i shërben informimit të drejtë dhe profesional.", thuhet ne kumtesen nga zyra e kryeministirit Hashim Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)