30 Mars 2020

Qendra korrektuese e Gjilanit merrë masa për parandalim të përhapjes së virusit

 Gjilan, 23 mars - Në Burgun e Gjilanit janë marrë të gjitha masat për parandalimin e koronavirusit Covid-19, janë duke u zbatuar të gjitha rekomandimet për dezinfektim, por është i nevojshëm furnizimi nga qeveria me material mbrojtës.

Nënkryetari Arbër Ismajli, i shoqëruar nga kryetari dhe nënkryetari i Komunës së Novobërdës, kanë vizituar sot Qendrën Korrektuese, ku nga afër janë njoftuar për gjendjen atje dhe masat e ndërmarra.

“Ne do të jemi bashkë në këtë situatë dhe konfirmoj se me të gjitha mundësitë tona, do ta ndimojmë edhe këtë institucion. Jemi bërë bashkë krejt Anamorava për ta preventuar Covid19, pëerfshirë të gjitha institucionet”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Deri në këto momente gjendja është nën kontroll në këtë institucion, derisa ka potencuar se është e domosdoshme furnizimi me mjete mbrojtëse nga Qeveria e Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 30 mars 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me propozimin për mbështetjen e sektorit privat pas përhapjes së pandemisë COVID-19. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovecit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "AKB reagon ndaj Propozimit të Pakos së Qeverisë për mbështetjen e bizneseve". (Zyret e AKB-ës, ora 12:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari mbajn konferencë për media lidhur me masat e ndërmarra nga Komuna e Prizrenit kundër pandemisë COVID-19. (Shtëpinë e Bardhë ora 14:00)

 

- Nataliya Apostolova, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë në prani të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia do të nënshkruajë sot një kontratë me vlerë 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19. (Ceremonia e sotshme e nënshkrimit do të transmetohet drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes së BE-së në Kosovë @EuropeanUnionInKosovo, ora 17:00)