19 Prill 2024

Publikohet raporti analizues “Rigjykim për Suzanën”

Prishtinë, 25 nëntor - Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) organizon sot konferencë për media në të cilën do të publikohet analiza për rastin e Suzana Zogëjani - Sekiraqa, e cila është shpallur fajtore për vrasje të rëndë të bashkëshortit të saj dhe është dënuar me 25 vjet burgim.

Ekipi i organizatës QIKA ka shqyrtuar dhe ka analizuar dokumentet e lëndës së Suzanës si dhe ka ardhur në përfundim se aktgjykimi përfundimtar ka dalë si rezultat i një procesi gjyqësor të përcjellur me shkelje procedurale dhe shkelje të të drejtave fundamentale të Suzanës dhe si i tillë duhet të anulohet nga Gjykata Supreme e Kosovës, në mënyrë që Suzanës t’i mundësohet një proces i ri dhe i drejtë gjyqësor për shqyrtimin e aktakuzës ndaj saj.

Në konferencë do të prezantohen në detaje gjetjet e kësaj analize.

Konferenca mbahet në zyret e organizatës QIKA, që gjenden në rrugën Hajdar Dushi, C2, Hy2/6, Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)