20 Prill 2024

PSD kërkon denoncim për Tom Gashin për goditjen e lypësit

Prishtinë, 19 shkurt - Para disa ditësh kemi qenë dëshmitarë të një sulmi të paparë më herët. Ishte avokati Tomë Gashi, njeri i njohur, i veshur me pushtet material e simbolik që goditi një lypsar në qendër të Prishtinës.

Partia Socialdemokrate (PSD) konsideron se lypsarët e qytetet janë të harruarit e të pavërejtshmit e përditshmërisë sonë. Të shfrytëzuar, të përjashtuar, tash edhe të shqelmuar.

"Sa herë ecim pranë tyre nuk e kthejmë dot kokën për t’i shikuar. Secili lypës në rrugë trazon fetishet e normalitetet, paqen që secili prej nesh e kemi bërë në raport me shoqërinë ku jetojmë".

"Mospranimin e një të vërtete që secili prej nesh e di, por pranimi i saj e ka një çmim të madh: megjithatë, ne jemi pjesë e një shoqërie të tillë!", thekson PSD.

Në Kosovë sipas PSD-se nuk është e mjaftueshme kritika ndaj pushtetit shtetëror. Kemi nevojë për kritikë shoqërore, denoncim e rezistencë ndaj formave të ndryshme të shtypjes e dominimit.

PSD konsideron se rasti në fjalë nuk duhet kaluar pa denoncim sepse i kemi përballë dy figura që janë ilustrim i realitetit shoqëror.

"Tomë Gashi, një avokat sekser që ia ha mendja se pushteti e privilegjet e tij vijnë nga dijet e tij erudite mbi drejtësinë."

"Në anën tjetër, një lypës që i del në rrugë mu në qendër të kryeqytetit e ia prishë idilikën."

"Për Tomën e arrirë, situatë e lypësit nuk ka asnjë lidhje me gjërat që ky i ka mësuar mbi drejtësinë", thekson PSD. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)