28 Mars 2024

Promovohet rritja e transparencës së gjyqësorit në Kosovë

Prishtinë, 12 dhjetor - Programi i USAID-it Forcimin e Sistemit të Drejtësisë organizon sot hapjen e konferencës së titulluar Rritja e Transparencës së Gjyqësorit.  

Konferenca mbi  Rritjen e Transparencës së Gjyqësorit ofron mundësi të hedhjes së një vështrimi më të thelluar në çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në Kosovë, konkretisht pasojat e drejtpërdrejta të transparencës dhe llogaridhënies së pamjaftueshme të gjyqësorit  të manifestuara në formë të rrënimit të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

Ngjarja ka për qëllim të ofrojë informata nga gjetjet e monitorimit nga ana e organizatave të shoqërisë civile të gjyqësorit për ta mbajtur atë llogaridhënës ndaj publikut, si dhe përmes paneleve të diskutimit mbi masat disiplinore.

Programi i USAID-it Forcimin e Sistemit të Drejtësisë hyri në partneritet me organizatat BIRN dhe FOL për të matur dhe promovuar përputhshmërinë e gjyqësorit me obligimet e marra përsipër nga aspekti i transparencës dhe llogaridhënies.

Konferenca është njëri nga aktivitetet e koncipuara për të matur dhe promovuar përputhshmërinë e gjyqësorit me detyrimet për të publikuar vendime gjyqësore dhe statistikat përkatëse; publikuar vendime disiplinore dhe statistika përkatëse në lidhje me ankesat dhe vendimet; si dhe me rregullat dhe procedurat gjatë trajtimit të lëndëve të korrupsionit dhe dhunës me bazë gjinore.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)