29 Mars 2024

Promovohet projekti “Njihuni me policin tuaj”

Prishtinë, 14 tetor - Me rastin e promovim të projektit “Njihuni me policin tuaj” i bazuar në strategjinë  Policimit në Bashkësi dhe Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca në objektin e  DRP Mitrovica Veri si dhe në objektin e sallës së konferencave në stacionin Qendër-Prishtinë u mbajt takimi dhe konferenca për media me rastin e promovimit të projektit në fjalë.

Pjesë e takimit dhe konferencës ishin komandantet e stacioneve policore dhe nënstacioneve si dhe zyrtaret policorë të sektorëve te DRP Mitrovicë Veri dhe DRP Prishtina.  Gjithashtu në të dy drejtorit rajonale ishin prezent edhe disa nga kryetarët apo anëtarët  e KLSP-ve.

Në konference  projektin në fjalë e prezantojë  Drejtori i Departamentit për Operacione kolonel Gazmend Hoxha i shoqëruar nga drejtorët rajonal të Prishtinës dhe Mitrovicës Veri si dhe Drejtori i Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim. Me këtë rast u bë shpërndarja e kartelave të policeve në sektorë së bashku me posterët e dedikuar për këtë projekt si dhe mënyrën e implementimit të këtij projekti.

Policia e Kosovës, me anë të implementimit të këtij projekti synon rritjen e mëtejme të bashkëpunimit dhe partneritetit me qytetarët, krijimin e mundësisë për qytetarët e interesuar të njohin policët e lagjes së tyre.

Ky projekt i cili filloj së implementuari fillimisht në dy drejtoritë rajonale policore atë të Prishtinës dhe të Mitrovicës Veri, për të vazhduar më pastaj edhe në të gjitha rajonet dhe stacionet policore, do të ndikoj edhe më tej në rritjen e bashkëpunimit të drejtë me qytetarët dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)