19 Prill 2024

Prokuroritë themelore kanë ngritur 93 aktakuza, kundër 111 personave

Prishtinë, 26 korrik -  Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetetri aktakuza, kundër njëqindenjëmbëdhjetë personave.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetëmbëdhjetë personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë persona, ka bërë katër kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër persona, si dhe ka ngritur njëzetenëntë aktakuza, kundër katërdhjetedy personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur  trembëdhjetë aktakuza, kundër trembëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy persona të dyshuar,në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur shtatë aktakuza, kundër shtatë  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj njëmbëdhjetë personave, si dhe ka ngritur njëzet aktakuza, kundër njëzetenjë personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)