19 Prill 2024

Prokuroritë themelore kanë ngritur 83 aktakuza kundër 111 personave

Prishtinë, 14 korrik - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjet e tre (83) aktakuza kundër njëqind e njëmbëdhjetë (111) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë24 orëve të fundit janëndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janëbërëkatër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një traktori “SAME”, rimorkion e traktorit dhe 22 copë dru teknik breu, të gjatësisë nga 6 metra, të trashësisë me diametër 24-40 cm pa damkosura dhe pa leje transporti, në sasi prej 5.61 m³.

Prokuroria  Themelore  në  Prishtinë, gjatë  24  orëve  të  fundit,  me  urdhër  të  prokurorit  kujdestar,  janë  ndaluar  pesë  (5) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve tëfundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. 

Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri.

Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një traktori “SAME”, rimorkion e traktorit dhe 22 copë dru teknik breu, të gjatësisë nga 6 metra, të trashësisë me diametër 24-40 cm pa damkosura dhe pa leje transporti,në sasi prej 5.61 m³. 

Gjatë ditës së hënë, kjo prokurori ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë,gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave për vepra të ndryshme penale

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)