21 Gusht 2019

Prokuroritë themelore kanë ngritur 33 aktakuza kundër 57 personave

Prishtinë, 23 korrik - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetetre aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, si dhe një kërkesë për sekuestrim e një kamionete, çelave të saj dhe 12 trungje të llohit breu me dimensione të ndryshme në sasi prej 8.60 m³.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar trembëdhjetë persona për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër trembëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar për vepra “Dhunë në familje”. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës se djeshme ka ngritur gjithsej nëntë (9) aktakuza, ndaj gjithsej nëntëmbëdhjetë të pandehurve. 

Po ashtu, gjatë ditës se djeshme kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamionete, çelave të saj dhe 12 trungje të llojit breu me dimensione të ndryshme në sasi prej 8.60 m³.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një aktakuzë, kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestarë, është ndaluar një person, për shkak të dyshimit që ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut me lëndime të rënda”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë  (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 gusht 2019 - Vazhdon greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”. (Aeroporti i Prishtinës, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale Fejzë Kabashi do të vizitojnë disa shtëpi të cilat po ndërtohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i shtëpive për familjet skamnore”. (Lagjja “Bajram Curri” e më pas do të vizitohen edhe disa shtëpi në fshatin Zhur. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:45)

- Në kuadër të Etnofestit mbahet punëtoria kreative dhe instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, do të nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit për rregullimin e objektit Mulitifunksional Inovativ në Shtime. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme kati i 3-të, ora 10:00)

- Mbahet mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala miraton draft raportin e punës së Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në vizitë  Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Deçanit, ora 11:00)

- Fillojnë punimet në rrugën Budisalc-Zllakuqan i Klinës. (Pranë përmendores së Kolë Mirditës në Zllakuqan, ora 11:00)

- Komuna e Vushtrrisë mban mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe UÇK-së, si dhe ish drejtorin e arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Behxhet Jashari. (Salla e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, ora 11:30)

-  Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari Muhedin Nushi do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:30)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi vëjn gurethemelin e shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:30)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi inspektojn punimet në objektin përcjellës të Shkollës Fillore “Isa Boletini” në Isniq. (Isniq, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.49. në të cilën janë 132 asete. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 60 studentësh të programit Akademia Verore, nga shtete të ndryshme të botës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30)

- Në kuadër të Etnofestit mbahet zona e debatit për shtëpin tradicionale dhe familjen e madhe shqiptare. (Shtëpia e vjetër në Fshatin Kukaj, ora 17:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e e rajonit të Zhupës dhe Podgorës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Reçanë, ora 19:00)