24 Prill 2024

Prokuroria Themelore në Prishtinë organizon trajnim me temën “Dhuna në familje”

Prishtinë, 2 maj - Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opininonin se, sot ka mbajtur trajnimin me temën “Dhuna në familje”, të organizuar nga Koordinatorja për rastet e dhunës në familje, znj. Shenaj Berisha, prokurore e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në mbështjetje financiare nga OSBE-ja, me pjesëmarrje të bashkëpunëtorëve profesional të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe bashkëpunëtorë profesional të Prokurorisë së Shtetit.

Fjalën hyrëse të kësaj punëtorie e mori Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, derisa në cilësinë e ligjeruesve ishin prokurorja e kësaj prokurorie, Shenaj Berisha dhe Valentina Bejtullahu Turjaka, Zyrtare nacionale e programit, Misioni i OSBE-së në Kosovë, ndërsa trajtimin e rasteve të dhunës në familje nga Policia e Kosovës e përfaqësoi, Major Tahire Haxholli.

Gjatë këtij trajnimi u diskutua për  fenomenin e dhunës në familje, trajtimin e rasteve të dhunës në familje në procedura civile dhe penale, si dhe njoftimi i pjesëmarrësve të këtij trajnimi, me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin e posaçëm për veprën penale “Dhunë në familjë”, neni 248 të KPRK-së.

Krejt në fund të këtij trajnimi u nxorrën konkluzione për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe luftimin e kësaj dukurie negative, si dhe pjesëmarrësit e këtij trajnimi u pajisën me çertifikata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)