20 Prill 2024

Prokuroria Themelore në Ferizaj për një javë ka ngritur 72 aktakuza

Ferizaj, 17 dhjetor - Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë javës së kaluar, ka ngritur gjithsej 72 aktakuza dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë javës së kaluar janë ngritur pesë aktakuza dhe janë bërë dy kërkesa  për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsej 61 aktakuza , ka bërë katër (4) kërkesa  për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë tetë (8) aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka ngritur gjashtë (6) aktakuza.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)