17 Janar 2020

Prokuroria speciale ngrit aktakuzë për pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë, 7 nëntor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 136 paragrafi 2 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri A.M., më 24.07.2015, me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit, ku ka shkuar në territorin e Republikës së Maqedonisë, dhe ka kontaktuar me përkrahës të organizatës terroriste ISIS, dhe më pastaj në kohë të pa vërtetuar të muajit gusht 2015, me pasaportë të falsifikuar në emër të një personi nga Shkupi përmes Greqisë, ka udhëtuar me autobus për në Stamboll, nga aty ka shkuar në kufi të shtetit të Sirisë.

I pandehuri A.M., me të arritur në Siri i është bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, ku pas trajnimeve taktike dhe luftarake ka marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë ku edhe më 26.07.2017, është arrestuar nga forcat Kurde, ku ka qëndruar deri më 19.04.2019, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë.

Me këto veprime i pandehuri A.M., ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 136 paragrafi 2 të KPRK-së.

 




Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)