23 Prill 2024

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë personave

Prishtinë, 27 shtator  – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër dhjetë personave me inicialet Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., D.S.,  dhe Q.I.  pasi që dyshohen se gjatë periudhës kohore 03.10.2018 e deri më 09.02.2019, duke vepruar si grup i organizuar kriminal, i udhëhequr nga i pandehuri Xh. S., të pandehurit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Krim i organizuar nga neni 283 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 281 paragrafi 1, nënparagrafi 1.9 të nenit 273 paragrafi 2 i KPK-së, si dhe veprën penale “Krim i organizuar nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me nenin 281 nënparagrafi 1.9 lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2 dhe 1 të KPK-së, pasi që kanë transportuar qindra kilogram marihuanë.

Ndërkaq, të pandehurit B.S., me qëllim që ti shmanget pagesës së tatimeve apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, me paraqitjen e të dhënave të pavërtetuara duke zhvilluar aktivitetin e tij biznesore në cilësi të personit të autorizuar të biznesit, gjatë periudhës kohore 2014-2018, duke mos i përmbushur në tërësi detyrimet ligjore për dokumentin e shitjeve siç kërkohet me legjislacionin tatimore nga rrjedh se ka bërë shmangie nga tatimi duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumën prej 5.945.30 euro. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 1 të KPK-së.

Po ashtu, edhe i pandehuri Q.I., me qëllim që ti shmangen pagesës së tatimeve apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, me paraqitjen e të dhënave të pavërtetuara duke zhvilluar aktivitetin  e tij biznesor në cilësi të pronarit të firmës, gjatë periudhës kohore 2014-2018, duke mos i përmbushur në tërësi detyrimet ligjore, ashtu që gjatë aktiviteteve të tij është vërtetuar se të hyrat e deklaruara i ka pasur më të vogla se transaksionet bankare të realizuara nga rrjedh se ka bërë shmangie nga tatimi duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumë prej 4.783.01 euro. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 1 të KPK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)